Me praninë e ish-presidentit Bujar Nishani, studiuesve të letërsisë, shkrimtarëve, kolegëve të mjekësisë e të përfaqësuesve më të lartë të...
Themeluesi dhe drejtuesi i klinikës “Mat Dental”, profesor Sali Kurti
Dr. Sali Kurti është një nga mjekët më të mirënjohur në Shqipëri, me një përvojë 45-vjeçare në fushën e stomatologjisë. Gjatë karrierës së tij si mjek e si drejtues i shërbimit stomatologjik ka njohur shumë arritje dhe është nderuar me titujt: “Mjeshtër i madh” nga Institucioni më i lartë në vend, pikërisht nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë, si dhe me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e qytetit të Burrelit.
Ai lindi në fshatin Karicë të rrethit të Matit dhe mësimet e para i mori po aty. Në qytetin e Burrelit, në Ulëz dhe Komsi shtegtoi i etur për dije, ku mes shumë sakrificash përfundoi shkollën 7-vjeçare. Më pas ka vijuar shkollën e mesme në Politeknikumin Mjekësor në Tiranë, ku për 4 vjet radhazi studioi në profilin stomatologji, duke fituar diplomë “ndihmësmjek dentist”.
Më pas, ka ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në degën e Stomatologjisë, duke u diplomuar me rezultate shumë të mira.
Në vitin 1979, dr. Sali Kurti kreu studimet pasuniversitare, duke fituar titullin “Specialist në protezë”.
Ai spikati si nxënës dhe si student i shkëlqyer në të gjitha ciklet studimore. Bazat themelforta të studimit e ndihmuan atë të ndërtonte profilin e mjekut shumë të aftë dhe të përgjegjshëm.
Suksesi i punës së tij si mjek është vlerësuar jo vetëm nga qytetarët e pafund, të cilët janë pacientë të tij prej dekadash, por edhe nga instancat më të larta shtetërore. Qysh në vitin 1981 është dekoruar nga Kuvendi Popullor për shërbim të mirë ndaj popullit (stimul që jepej rrallë në atë kohë).
Në vitin 1982 u emërua drejtor i Shërbimit Stomatologjik të rrethit të Matit, detyrë që e mbajti deri në vitin 1993, kohë kur shërbimi dentar u privatizua. Në këtë periudhë mori jetë edhe klinika “Mat Dental”, e cila nisi vetëm me një poltron, por në sajë të profesionalizmit të profesor Saliut, u zgjerua me 5 poltrone shërbimi dentar, me sallë kirurgjie dhe me laborator stomatologjik, dukë marrë trajtën e një poliklinike me të gjitha shërbimet në një vend.
Në vitin 2007 Bashkia e Burrelit e vlerësoi Dr. Saliun, duke e nderuar me titullin “Qytetar Nderi” me motivacion “për shërbim të mirë ndaj popullit” në rrethin e Matit e më gjerë. Ndërsa në vitin maj të vitit 2017, presidenti i Republikës Bujar Nishani, i akordoi titullin e lartë “Mjeshtër i madh”, një vlerësim tepër i rrallë në këtë fushë, sepse të paktë janë mjekët stomatologë, që mbajnë mbi supe një nderim të tillë.
Ka punuar si pedagog i jashtëm për disa vite në Universitetin “Aldent”, Tiranë, ku ka lekturuar lëndët e praktikës profesionale me studentët e vitit të dytë të degës së Stomatologjisë.
Që prej vitit 2010 mban edhe pozicionin e Zv/President të Sindikatës së Stomatologëve të Shqipërisë. Në këtë kuadër, por edhe si pedagog, ka marrë pjesë në konferenca me karakter kombëtar e ndërkombëtar.
Pasqyrime mediatike:
Vlerësimi për mjekun stomatolog, Sali Kurti
Motivacioni/ “Për kontributin shumëvjeçar në fushën e stomatologjisë dhënë me ndërgjegje, përkushtim e profesionalizëm të lartë në ndihmë të popullsisë...
Njeriu i mirë Sali Kurti
Nga Jolanda Lila Vitet ia kanë spërkatur flokët me argjend, por brendia e tij ka mbetur njësoj, po aq njerëzore,...
“Një jetë në shërbim të tjerëve”, një libër biografik nga dr. Sali Kurti
Në fillim të vitit 2019 doli nga shtypi libri “Një jetë në shërbim të tjerëve” me autor dr. Sali Kurtin....
Për 10 vjet radhazi, nën drejtimin e dr. Sali Kurtit u shënuan shumë arritje në shërbimin stomatologjik të rrethit të Matit
Në vitin 1982, dr. Sali Kurti, për veçse si mjek stomatolog ka kryer edhe funksionin e Drejtorit të Shërbimit Stomatologjik...
Fjala e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani me rastin e akordimit të titullit “Mjeshtër i madh”
Është kënaqësi e veçantë për mua, që në cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të shprehim vlerësimin për punën...
Karriera e dr. Sali Kurtit si pedagog në Universitetin e Stomatologjisë
Në vitin 2010, dr. Sali Kurti u emërua pedagog në Universitetin e Stomatologjisë “Aldent”, i cili është ndër universitetet e...
Dr. Sali Kurti nderohet me titullin “Qytetar Nderi”
Me datë 12 qershor të vitin 2007, Këshilli Bashkiak i qytetit të Burrelit votoi unanimisht 100%, për të shpallur “Qytetar...
Prej vitit 2010, dr. Sali Kurti mban pozicionin e zv.Presidentit të Sindikatës së Stomatologjisë Shqiptare
Për shkak të arritjeve profesionale, në vitin 2010 dr. Sali Kurti u zgjodh zv.President i Sindikatës së Stomatologjisë Shqiptare, e...
Këshilla nga Dr. Sali Kurti për prindërit: Si t’i parapërgatisni fëmijët për vizitë tek dentisti
Prindërit duhet t’i përgatisin paraprakisht fëmijët e tyre për vizitën e parë te dentisti. Shpesh herë, përvojën jo të mirë...