Përshtypjet nga pacientët

Home / Përshtypjet nga pacientët
“Unë kam qenë tip që nuk e duroja dot procesin e mjekimit të dhëmbëve dhe vetë fjala
“dentist” më krijonte fobi, por pasi zbulova “Mat Dental” perceptimi im ka ndryshuar thuajse
krejtësisht. Kam mbetur i surprizuar nga komunikimi dhe puna e stafit të kësaj klinike. Sa herë
kam pasur punë në këtë klinikë, më është dukur sikur jam në shtëpinë e buzëqeshjes dhe sikur
të gjithë ishin miqtë e mi”.
Isli Kuka
Pacient
“Brenda një periudhe shumë të shkurtër stafi i klinikës “Mat dental” transformoi dhëmbët e mi. Nuk
mund të imagjinoja diferencën. Tani mund të qesh, pa pasur turp të tregoj dhëmbët e mi. Është vërtetë
e rëndësishme të kesh dhëmbë të shëndetshëm dhe vërtet kënaqësi kur merr komplimenta që ke
dhëmbë shumë të bukur. Faleminderit nga zemra për përkushimin dhe cilësinë e punës suaj”.
Juna Kapllani
Paciente
“40 vjet më parë, kur isha 24 vjeç kam mbushur 3 dhëmballë me dr. Sali Kurtin. Sinqerisht, është
emocionuese të konstatoj se nuk kam pasur asnjë probelem me këto dhëmballë edhe sot që jam 64 vjeç.
Prandaj jam shumë e lumtur, që e rigjeta doktor Saliun në klinikën “Mat dental” dhe vijoj të marr
shërbime prej duarve të tij të arta”.
Flora Isufi
Paciente
“Jam shumë i kënaqur me shërbimet që mora në “Mat dental”. Aty gjeta shërbimin më të mirë që kam
marrë ndonjëherë nga ndonjë klinikë dentare. Stafi i kësaj klinike ishin të mrekullueshëm dhe bënë një
punë të palodhur me mua, derisa unë isha i kënaqur plotësisht me protezën e re. Ata ishin të përpiktë
në orare, miqësorë dhe shumë korrekt në çdo detaj.”
Ismail Gjana
Pacient
“Më ka bërë përshtypje pastërtia e madhe e klinikës, korrektësia në respektimin e orareve dhe shpjegimi
i detajuar i mjekëve. Grupi i mjekëve kishin jo vetëm komunikim me ne pacientët, por edhe një frymë
kolegjiale të jashtëzakoshme, sepse për çdo gjë konsultoheshin e ndanin përvojën e tyre të gjatë
profesionale.”
Sherif Hoxha
Pacient

Lini nje pershtypje:




    Cakto një takim

      Cakto një takim